Më 2 tetor 2025, reshjet e borës kanë mbuluar disa rajone të Kosovës, duke sjellë një pamje të pazakontë për këtë periudhë të vitit.
Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa bardhësia e bjeshkëve ka ofruar një peizazh të këndshëm për banorët dhe vizitorët.
Bjeshkët e Istogut tashmë janë zbardhur nga një shtresë e konsiderueshme bore, raporton Telegrafi.
Skena të ngjashme janë regjistruar edhe në Deçan, ku pamjet e lexuesve tregojnë reshje të dendura.
Edhe Prevalla është mbuluar nga bora, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm dimëror.
Foto: Bora mbulon Deçanin
Sipas meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe të premten (3 tetor), me intensitet edhe më të lartë.
Autoritetet u bëjnë thirrje ngasësve të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafik. /Telegrafi/
Foto: Bora mbulon Prevallën