E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeShowbizBora e lë Yllin të "ngrirë" në Suharekë

Bora e lë Yllin të “ngrirë” në Suharekë

Bora mori sonte fitore të madhe ndaj Golden Eagle Yllit, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, me rezultat 67-73.

Kjo përballje ishte e vlefshme për xhiron e 22-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

18-17 u mbyllën dhjetë minutat e para, në të mirë të vendasëve, kurse mysafirët i rrëmbyen të dytat, 22-25, për të shkuar në pushim me dy pikë avantazh, 40-42, raporton Klankosova.tv

Çereku i tretë ishte i varfër sa i përket pikëve, por që sërish i takoi Borës (11-13).

Prishtinasit ditën ta menaxhojnë ndeshjen edhe në fraksionin e tretë, për ta lëshuar Suharekën me fitore, madje duke hyrë fuqishëm në garë për PlayOff.

Tani Bora ka 30 pikë, vetëm një më pak se kundërshtari i sotëm, që renditet i gjashti, pozitë kjo e cila dërgon në fazën finale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498