Transferimi i Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool ishte finalizuar për një shumë të garantuar prej 115 milionë euro, sipas gazetarit të njohur Paul Joyce.
Marrëveshja përfshin gjithashtu bonuse shtesë për ‘Aspirinat’ në vlerë prej 19 milionë euro, të cilat do të aktivizohen vetëm në rast se Liverpooli arrin të fitojë katër tituj të Ligës Premier ose Ligës së Kampionëve gjatë kohës që Wirtz është pjesë e klubit.
Mesfushori gjerman, i konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian, ka bërë tashmë debutimin e tij me “The Reds”, por ende nuk e ka gjetur rrjetën.
Florian Wirtz te Liverpooli telegrafi.com
Në katër paraqitje të para, ai ka dhënë një asist, duke treguar shenjat e para të ndikimit që pritet të ketë në skuadrën e Arne Slot.
Liverpooli e sheh 21-vjeçarin si pjesë të projektit afatgjatë për të rindërtuar mesfushën, ndërsa pritjet për të janë jashtëzakonisht të larta, duke pasur parasysh formën e tij mbresëlënëse me Bayer Leverkusen dhe kombëtaren gjermane. /Telegrafi/