E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/bolton-e-permend-rastin-e-maqedonise-se-veriut-derisa-flet-per-ceshtjet-mes-kosoves-dhe-serbise4/Bolton e përmend rastin e Maqedonisë së Veriut derisa flet për çështjet...

https://klankosova.tv/bolton-e-permend-rastin-e-maqedonise-se-veriut-derisa-flet-per-ceshtjet-mes-kosoves-dhe-serbise4/Bolton e përmend rastin e Maqedonisë së Veriut derisa flet për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë – Klan Kosova

John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se nuk do të ketë një zgjidhje në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë nëse nuk duan palët.

Në A2 CNN ai tha zgjidhja e mosmarrëveshjeve nuk mund të detyrohet nga jashtë nëse nuk e duan palët, ndërsa solli në vëmendje rastin e Maqedonisë së Veriut.

“Nuk do të ketë zgjidhje derisa palët të arrijnë në një pikë që të kuptojnë që nuk është në interesin e tyre për të vijuar konfliktin, dhe nuk mendoj se këtë mund ta detyrosh nga jasht. Ne kishim këshilltarin e sigurisë dhe për të pasur mundësinë e një marrëveshje por gjithçka është në tavolinë tashmë dhe nuk ka për të qenë e lehtë”.

“Por e dimë që edhe konfliktet që duken të papajtueshme edhe në çështje që janë të vështira edhe për dikë nga jashtë që ta kuptojë për shembull në rastin e Maqedonisë, duke këmbëngulur gjetëm zgjidhje dhe nuk shoh pse kjo nuk mund të funksionojë për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Bolton në një intervistë për A2CNN. /Klankosova.tv

The post Bolton e përmend rastin e Maqedonisë së Veriut derisa flet për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT