E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeBogujveci për ish-opozitën: S’po i kuptoj më as çka duan

Bogujveci për ish-opozitën: S’po i kuptoj më as çka duan

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, tha sot se partia e parë ka dhënë opsione për të dalë nga kriza institucionale, por sipas saj, ish-opozita nuk ka vullnet.

Ajo tha se nuk po i kupton dhe nuk di as çka duan.

“Nuk mund të ecim përpara kur deputetët nuk votojnë. Ne kemi dhënë opsione të vazhdueshme se si mund të dalim nga kjo situatë. Ka qenë ftesa e Kurtit qysh në prill për krerët e partive më të mëdha që të shkojmë pako në votim për emrat, pastaj është ofruar marrëveshje politike, jemi munduar, por nuk ka interes”.

“Nuk po i kuptoj më as çka duan, pse nuk votojnë, nuk ka sens në formën se si është duke vepruar opzota. Duhet kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie nga qytetarët që i kanë votuar”.

“Kemi thënë që nëse nuk ka zgjidhje të shkojmë në zgjedhje, por nuk ka asnjë veprim, nuk votojnë dhe kjo që po thirret se Albulena nuk është duke u votuar, nuk është e vërtetë. Ka kaluar një numër i madh i seancave ku opozita nuk voton për komisionin zgjedhor”, u shpreh deputetja, njofton Klankosova.tv.

The post Bogujveci për ish-opozitën: S’po i kuptoj më as çka duan appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT