Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeLajmeBlloku B1 del jashtë funksionit që në mëngjes

Blloku B1 del jashtë funksionit që në mëngjes

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”, bazuar në burimet e gazetares Altiana Zogaj, ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

KEK e konfirmon se A3 është jashtë funksionit, për bllokun A5 s’tregojnë

Bien dy blloqe të termocentralit “Kosova A”

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT