E mërkurë, 25 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/blloku-a3-jashte-funksionit-mustafa-ka-gjase-qe-te-mos-rimekembet-me-video/Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më...

https://klankosova.tv/blloku-a3-jashte-funksionit-mustafa-ka-gjase-qe-te-mos-rimekembet-me-video/Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më (VIDEO) – Klan Kosova

Kolapsi i mundshëm energjetik në Kosovë ishte një ndër temat e diskutimit në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, me deputetin e betuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

Mustafa tha në Klan Kosova se Blloku A3 i Kosovës A në Korporatën Energjetike të Kosovës, është jashtë funksionit.

Ai theksoi se menaxhmenti i KEK-ut e ka zvarritur remontin kapital të këtij blloku për disa vite.

“Dhe ka gjasa dhe unë po shpresoj që nuk është e vërtetë dhe shpresoj që e kam gabim. Por, ka gjasë që blloku A3 të jetë dëmtuar aq shumë në mungesë të remontit kapital, sa që të mos arrijnë ta rimëkëmbin. Shpresoj të mos jetë e vërtetë, por gjasa duken të jenë reale”, deklaroi Mustafa në Klan Kosova.

The post Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT