Punëtorët që kanë punuar në kuadër të Operatorit Terminal SH.P.K. kanë organizuar një protestë për shkak të pasigurisë që kanë lidhur me vazhdimin e punës pas skadimit të licencës së këtij operatori me Ministrinë e Infrastruktures.
Ata shprehen se nuk kanë marrë asnjë informacion nga institucionet për të ardhmen e tyre dhe se fatin e tyre e shohin të pasigurt, pasi shteti ka marrë në dorë funksionimin e terminalit pa informuar punonjësit, njofton Klankosova.tv.
“Fati ynë tash e tutje nuk po dihet. Kemi insistuar të bisedojmë me institucionet relevante për situatën tonë, por deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion. Ne jemi 28 punëtorë dhe do të vazhdojmë të protestojmë për të kërkuar të drejtat tona, për punë jo për lëmoshë”, tha përfaqësuesi i punëtorëve.
Për më shumë detaje, ndiqeni kroniken e plotë të raportuar nga gazetari Arianit Keka:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>