Qytetarët e Ferizajt po përballen me vështirësi të mëdha në marrjen e shërbimeve administrative, për shkak të rënies së sistemit elektronik nga niveli qendror, e cila ka ndodhur tashmë prej dy ditësh.
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se për shkak të kësaj ndërprerjeje, është pamundësuar ofrimi i dokumenteve të ndryshme, si certifikatat, vërtetimet dhe shërbimet tjera të rëndësishme për qytetarët.
Situata është bërë edhe më e ndjeshme meqë ka nisur të rritet fluksi i mërgimtarëve, të cilët zakonisht gjatë kësaj periudhe kërkojnë shërbime të shumta në administratë, raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:
The post Bllokohet sistemi elektronik, qytetarët e Ferizajt pa dokumente zyrtare prej dy ditësh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.