Sot në mesditë është bllokuar rruga në lagjen “Arbëria”, në afërsi të Ambasadës amerikane.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës në një deklaratë për Telegrafin ka bërë të ditur se kanë pranuar një informatë për kanosje.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosje në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, bëjnë të ditur nga Policia. /Telegrafi/