Rreth 50 banorë të “Mahallës së re” në Slivovë kanë mbetur të bllokuar.
Kjo pasi që uji e ka marrë urën, mbi të cilën ata kalojnë për t’u qasur në rrugën kryesore.
Sot, atyre iu është pamundësuar edhe shkuarja në punë, e po ashtu në këtë lagje ka edhe të moshuar.
Banorët thonë se kjo pjesë është përgjegjësi e komunës së Lipjanit, pasi të njëjtit prejardhjen e kanë nga fshati Handroc.
Kjo gjendje atyre iu ndodh sa herë që ka vërshime.


