Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë zhvillimet politike dhe ngërçin në Kuvend, duke e refuzuar propozimin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një qeveri tranzicionale, duke theksuar se ai është i interesuar për formimin e një qeverie normale.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Kurti ka shpjeguar përpjekjet e tij për të krijuar një koalicion me LDK-në, pas ftesës së dytë që ai ia dërgoi këtij subjekti, pas kërkesave të disa deputetëve të LDK-së për një marrëveshje politike. Ai ka shpjeguar se fillimisht kishte pritur që do ta kishte më lehtë bashkëpunimin me LDK-në, por kjo nuk ndodhi.
“Për ta ndihmuar daljen nga kjo bllokadë, i ftova kryetarët e partive PDK dhe LDK, por ky i dyti refuzoi të vijë, ndonëse disa deputetë të LDK-së thanë se duhet të ketë marrëveshje politike. Për këtë shkrova edhe një letër tjetër për koalicion LVV-LDK, por edhe ajo u refuzua”, theksoi Kurti.
Ai shtoi se LDK, që më 2020 kishte bërë koalicion me LVV-në, tani, pas reformave, do ta kishte më të lehtë të hynte në një koalicion të ri, por kjo nuk ka ndodhur.
Ai ka bërë të qartë se LVV dëshiron të formojë një qeveri të zakonshme, jo të përkohshme dhe as të tranzicionit. “Dorën në zemër, ky togfjalësh është paradoksal, sepse opozita është opozitë sepse duhet të jetë opozitë e qeverisë”, u shpreh Kurti.
Sa i përket moskonstituimit të Kuvendit për të 13-tën herë, Kurti ka deklaruar se nuk ka krizë institucionale, por vakum kushtetues.
Ai sqaroi se institucionet tjera të Kosovës po funksionojnë normalisht, ndërsa Kuvendi i ri nuk është konstituuar ende për shkak se Kushtetuta nuk parashikon qartë procedurën kur kandidati për kryetar të Kuvendit nuk arrin të marrë 61 vota.
“Kuvendi nuk konstituohet nga fituesi, qoftë ai absolut apo relativ. Por meqë jemi fitues, na takon pozita e kryetarit. Kuvendi është përgjegjësi e të gjithëve”, theksoi ai.
Kurti u shpreh se partia e tij nuk ka bllokuar procesin dhe se ka propozuar kandidaturën e Albulena Haxhiut dhe ka votuar për të.
Ai theksoi se disa deputetë opozitarë që më herët ishin kundër propozimit të VV-së tani po bojkotojnë votimin për të penguar zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Sipas Kurtit, LVV nuk ka ndërmend ta ndërronte emrin e Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pavarësisht se PDK dhe AAK janë të gatshme të votojnë emra të tjerë.
“Bllokimi vjen nga ata që votojnë kundër apo bojkotojnë votimin. Ne nuk jemi bllokues, por votues. Të tjerët le t’i ruajnë propozimet e tyre për kur t’ju vijë radha – ne do t’i respektojmë ato”, tha ai.
Kurti gjithashtu theksoi se pavarësisht mundësisë për përsëritjen e zgjedhjeve, rezultati i tyre do të mbetet i pandryshuar dhe mund të thellohet për Vetëvendosjen. “Zgjedhjet mund të përsëriten, por rezultati jo vetëm që mund të ripërsëritet, por edhe të thellohet për Vetëvendosjen”, deklaroi ai.
Kryeministri në detyrë e shprehu shqetësimin për bojkotimin e votimeve të fshehta për kryetar të Kuvendit nga ana e deputetëve opozitarë, duke theksuar se mbi 60 deputetë nuk po marrin pjesë në votim, duke e bllokuar kështu procesin e konstituimit të Kuvendit.
“Kosova ka qeveri, ka ministra, ka kryeministër në detyrë – por nuk ka Kuvend funksional. Le ta bëjmë këtë sa më parë, pa vonesa”, ka përfunduar Kurti.
Në fund të fjalimit të tij, ai ka sulmuar LDK-në, duke përmendur praktikat e tyre gjatë fushatës zgjedhore, siç ishte bartja e njerëzve me autobusë nga qyteti në qytet. Kurti theksoi se LVV ka fituar 42.3 për qind të votave pa përdorur praktika të tilla, dhe se kjo fitore është rezultat i angazhimit të palodhshëm të aktivistëve të partisë së tij.
Rënia në indeksin e lirisë së medias
Kryeministri foli edhe për publikimin e raportit vjetor të organizatës “Reporterët pa Kufij”, i cili e rendit Kosovën në vendin e 99-të nga 180 shtete për lirinë e medias – pozita më e ulët në 15 vitet e fundit.
Kurti i hodhi poshtë gjetjet e raportit, duke insistuar se në Kosovë ekziston liria e shprehjes dhe e shtypit, ndërsa për rënien në indeks fajësoi vetë mediat dhe mënyrën si ato funksionojnë.
“Është për keqardhje rënia e thellë në indeksin e medias. Në Kosovë ka liri të shprehjes dhe liri të mediave, jam dëshmitar i kësaj nga përvoja dhe jeta këtu”, u shpreh Kurti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);