E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/bllokimi-i-kuvendit-kryetari-i-hanit-te-elezit-gjendje-e-papranueshme-u-be-e-tepert-video/Bllokimi i Kuvendit, kryetari i Hanit të Elezit: Gjendje e papranueshme, u...

https://klankosova.tv/bllokimi-i-kuvendit-kryetari-i-hanit-te-elezit-gjendje-e-papranueshme-u-be-e-tepert-video/Bllokimi i Kuvendit, kryetari i Hanit të Elezit: Gjendje e papranueshme, u bë e tepërt (VIDEO) – Klan Kosova

Mehmet Ballazhi, kryetari i Hanit të Elezit ka folur për ngërçin politik në një intervistë për “Fol me Arin”.

Ballazhi tha se bllokada e Kuvendit të Kosovës është një gjendje e papranueshme, derisa shtoi se nuk i ka mbetur “lezet” as të shikohen zhvillimet në këtë institucion, transmeton Klankosova.tv.

“Natyrisht që është gjendje e papranueshme, kjo gjendje që po përsëritet që disa herë, natyrisht që nuk ish dashur me ndodh kështu, dhe tani nuk është më interesant as të hapet televizioni me e pa se si po zhvillohen punimet në Kuvend”, u shpreh ai.

Ai shton se kjo situatë është bërë e tepërt.

“Me të vërtetë është bërë e tepërt, për mbi 35 herë me shku në Kuvend, edhe pse dihet çfarë do të ndodh para se me shku atje”, u shpreh Ballazhi.

Ndryshe, sot deputetët e zgjedhur mblidhen për të 36-ën herë për të tentuar ta konstituojnë Parlamentin.

The post Bllokimi i Kuvendit, kryetari i Hanit të Elezit: Gjendje e papranueshme, u bë e tepërt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT