E premte, 30 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeBllokimi i hyrjeve kryesore të Prishtinës, Komuna u bën thirrje qytetarëve: Gjeni...

Bllokimi i hyrjeve kryesore të Prishtinës, Komuna u bën thirrje qytetarëve: Gjeni rrugë alternative

Në shenjë proteste ndaj liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, disa nga hyrjet kryesore të kryeqytetit do të mbyllen përkohësisht të enjten, më 30 maj 2025. Protesta, e cila do të zgjasë për dy orë, pritet të shkaktojë pengesa në qarkullim për banorët dhe udhëtarët që hyjnë apo dalin nga Prishtina.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar zyrtarisht për zonat që do të preken nga ky bllokim, duke bërë thirrje për kujdes dhe gjetjen e rrugëve alternative gjatë kohës së protestës.

“Protesta do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në ora 12:00, si shenjë kundërshtimi ndaj procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025. Zonat që do të preken nga bllokimi janë: Hyrja nga Veterniku dhe Gjilani, përfshirë rrugën pranë Albi Mall dhe pjesën poshtë Veternikut (akseset nga Ferizaj, Gjilan dhe Aeroporti). Hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica, konkretisht në rrethin e Madh te Lakrishtja (Dukagjini Tower). Hyrja nga Podujeva, në lagjen Vranjevc – përfshirë zonën te ish-Humanisti dhe udhëkryqin pranë bankës Raiffeisen (bllokohet qasja në drejtim të Podujevës dhe nga Dragodani drejt Shkabaj/Orlloviqit)”, thuhet në njoftim.

Ky bllokim pritet të ndikojë ndjeshëm në trafikun hyrës dhe dalës të qytetit, ndaj autoritetet lokale kanë bërë thirrje për mirëkuptim dhe planifikim të hershëm të udhëtimeve.

Më tej është bërë thirrje për qytetarët që të gjejnë rrugë alternative për lëvizje gjatë asaj kohe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT