50 seancat e dështuara konstituive në Kosovë kanë tërhequr vëmendjen e ish-kryeministrit të Suedisë, Carl Bildt.
Përmes një postimi në profilin e tij në “X”, Bildt ka komentuar situatën e bllokuar politike në vend.
“A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re?”, pyeti ai, duke vënë në pah frustrimin me zhvillimet aktuale.
Sipas tij, dështimi për të ecur përpara ka dëmtuar seriozisht besueshmërinë e shtetit.
“Kjo është keq për të gjithë,” përfundoi Bildt në reagimin e tij, njofton Klankosova.tv.
The post Bllokada në Kosovë tërheq vëmendjen e ish-kryeministrit suedez: Keq për të gjithë… appeared first on Klan Kosova.