Jeton Maksuti, 32-vjeçari nga Gjilani, zotohet se nënshkroi kontrata e pagoi qindra mijëra euro për një pronë, e cila sipas tij iu shndërrua në shantazh e hall të madh tash e 4 vjet.
Por, një histori krejt tjetër për tokën e 250 mijë eurove e jep për Kiksin, Selver Lecaj, njeriu që nënshkroi për të shitur tokën e të atit. Në fakt, sipas tij prapa kësaj marrëveshjeje që u prezantua si shitblerje e kësaj parcele toke, është një marrëveshje për fajde, raporton Kiks Kosova.
I njohur për publikun me nofkën Don Leko, Selveri po pretendon se Jeton Maksuti i dha 20 mijë euro fajde, të cilat sipas rrëfimit të tij, ia ktheu prapa, por tash ai dëshiron që ta mashtrojë.
Ndonëse e pranon vendosjen e nënshkrimit në dokumentin që e ka siguruar Kiks Kosova, që është marrëveshja për shitjen e pronës, Don Leko thotë se nuk e bëri më vetëdëshirë porse ishte i shtyrë nga zori pasi kishte nevojë urgjente për 20 mijë euro.
Megjithëse dokumentet e thonë një tjetër gjë dhe mbështetet plotësisht mbi dëshminë e Jeton Maksutajt, edhe vet Don Leko është i luhatshëm në deklarimet e tij. Njëherë dëshmon se kontratën e bëri për të marrë para më fajde, por çuditërisht kur pyetet për shitjen e tokës, ai pranon marrëveshjen.
Por pretendon që nuk e mori asnjë cent, pasi thirret në faktin se nuk ka transaksione bankare.
Detajet nga ky rast i gjeni në kronikën më poshtë:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>