Blerta Syla është një nga kandidatët e rinj për Asamblenë Komunale të Junikut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku garon me numrin 14 në listën zgjedhore.
Syla përfaqëson një brez të ri qytetarësh të angazhuar për ndryshim përmes transparencës, përkushtimit dhe vlerave demokratike.
Me një vizion të qartë për zhvillimin e Junikut, ajo synon të sjellë një frymë të re në politikën lokale.
Në qendër të platformës së saj janë fuqizimi i rolit të gruas në proceset vendimmarrëse, përmirësimi i sistemit arsimor në nivel lokal, si dhe krijimi i kushteve më të mira për qytetarët e komunës.
“Zhvillimi i Junikut kërkon bashkëpunim, përkushtim dhe vendimmarrje të guximshme që pasqyron nevojat reale të qytetarëve”, ka deklaruar Syla.
Në prag të zgjedhjeve lokale, Blerta Syla u bën thirrje qytetarëve të Junikut që ta mbështesin për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më moderne për të gjithë banorët. /Telegrafi/