Blerim Sejdiu thotë se do t’ia thyejë rekordin vetes

Blerim Sejdiu thotë se do t'ia thyejë rekordin vetes

Kryetari i Komunës së Zhelinës i cili garon për mandatin e tretë, Blerim Sejdiu, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për planet që i ka për Zhelinën nëse fiton në zgjedhjet lokale.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …


Sejdiu tha se në mandatin e fundit më shumë krenohet me projektin e bulevardit të Zhelinës. Sejdiu tha se nuk e ka lënë anash projektin për zhvillimin e turizmit malor në fshatin Sallarevë dhe tha se për këtë qëllim ka qenë në Dubai, ku ka gjetur investitorë.
“Do të jemi komunë që do të kemi pikë të re për turizëm dhe jam i bindur se do të zhvillohet si atraksion turistik. Edhe rrugën për atje do ta bëjmë”, tha Sejdiu.

Ai tha se në Komunën e Vrapçishtit po ndërtohet qendra për strehimin e qenve endacak me pjesëmarrje të disa komunave, duke shtuar se pret që kjo çështje të zgjidhjet. Sejdiu gjithashtu tha se planifikon të rregullojë transportin e nxënësve në shkolla, duke shtuar se në mandatin e tij të ri ky projekt do të jetë prioritet.

“Mandatin e parë kam punuar shumë, por rekordet e mandatit parë ia ka thyer Blerimi 2, tani Blerimi 3 do t’ia thyejë rekordet Blerimit 2. Unë e di saktë çfarë do të bëjë, vitin e parë, muajin e parë. Mandatin e ardhshëm do të kemi shumë më shumë projekte. Institucionet që dua t’i sjelli në Zhelinë janë Pallati i Kulturës, çerdhja më e madhe do të jetë në Zhelinë, si dhe Qendra sociale. Kur do t’i sjellim këto institucione në Zhelinë, pastaj le të na quajnë si të duan. Dua që të gjitha institucionet qendrore të jenë në Zhelinë dhe Zhelinën ta shndërrojmë në qytet”, tha Sejdiu.

Ai tha se në fshatin Grupçin me programin e Ministrisë së Arsimit do të ndërtohet sallë sporti, ndërsa tha se çerdhja e re në Zhelinë do të hapet në verën e vitit të ardhshëm.

Sejdiu gjithashtu tha se do të investojë në projekte për inteligjencën artificiale nëpër shkolla.

“Duhet të hiqen disa lëndë, pasi është imponim i kohës. Duhet të investojmë në arsim me teknologjitë e reja. Nuk t’u themi fëmijëve mos e përdorni telefonin, ose pajisjet tjera. Duhet të bashkëpunojmë me të rinjtë dhe t’i kanalizojmë që të përfitojnë për të ardhmen e tyre”, tha Sejdiu./Telegrafi/