Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e pestë, me sulme të ndërsjella nga të dyja palët.
Në lidhje me këtë përshkallëzim të situatës, njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj, ka folur sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Sipas Blakajt, Izraeli, në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dy qëllime kryesore në këtë konflikt.
Ndërprerjen e programit bërthamor të Iranit. Si qëllim i parë është ndalimi i zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve bërthamore iraniane, të cilat përbëjnë një rrezik strategjik për rajonin dhe më gjerë.
Njëherësh, përgatitja për ndërrimin e pushtetit në Iran. Ky qëllim i dytë, sipas Blakajt, është më afatgjatë dhe tashmë po hyn në skenë. Ai thotë se është paralajmëruar prej kohësh, dhe ka të bëjë me krijimin e kushteve për një ndryshim të pushtetit në Iran.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:
The post Blakaj: Izraeli po synon ndaljen e programit bërthamor dhe ndryshimin e pushtetit në Iran appeared first on Klan Kosova.