E premte, 30 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeBizneset në Prishtinë bllokojnë rrugët – Reuters raporton për krizën e energjisë...

Bizneset në Prishtinë bllokojnë rrugët – Reuters raporton për krizën e energjisë në Kosovë

Qindra pronarë biznesesh në Prishtinë bllokuan rrugët kryesore të enjten për të protestuar kundër vendimit të rregullatorit të energjisë, i cili i detyron ata të blejnë energji nga tregu i hapur. Kjo masë pritet të trefishojë faturat e tyre të energjisë, duke goditur rëndë fitimet e kompanive, shkruan Gazeta Sinjali.

Rregullatori njoftoi se nga 1 qershori, bizneset me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro nuk do të përfitojnë më subvencione, një hap i domosdoshëm për liberalizimin e tregut dhe integrimin në BE. Protestuesit paralajmërojnë se kjo do të ketë pasoja serioze për ekonominë lokale.

Agjencia Reuters e raportoi këtë ngjarje, duke theksuar masivitetin e bllokadave dhe shqetësimet e pronarëve të bizneseve, si Shaqir Palushi i “Frutex”, i cili tha se fatura e energjisë për kompaninë e tij mund të rritet deri në 1.3 milionë euro në vit. Në vendngjarje ishte prezente edhe një prani e madhe policore për të monitoruar situatën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT