Bislimi e quajti “budallallëk” qëndrimin e LDK-së: Mandatin ma ka dhënë qeveria e mundet të ma marrë qeveria

news image

Kryenegociatori Besnik Bislimi i është përgjigjur Lidhjes Demokratike të Kosovës, që tha se ai nuk ka mandat për të përfaqësuar Kosovën në dialog.

Pas takimit me ndërmjetësin Peter Sorensen dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, Bislimi ka thënë se çdo qëndrim i LDK-së së fundmi “është i palogjikshëm”.

“Është pak interesant që ky budallallëk ka arritur edhe në Bruksel. Unë jam zv. kryeministër në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ngarkuar mes tjerash edhe për temën e dialogut. Mandatin ma ka dhënë qeveria e mundet të ma marrë qeveria. Nuk ma ka dhënë LDK-ja e s’mund të ma marrë. Gjithçka tjetër është e palogjikshme ngjashëm me shumicën e qëndrimeve të këtij subjekti politik e subjekteve tjera që po hasim në muajt e fundit”, ka thënë ai pas takimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/