Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mohuar se autoritetet kosovare po i shënjestruar institucionet shëndetësore të udhëhequra nga Serbia në katër komunat veriore të vendit, të banuara kryesisht nga serbët.
Në një reagim në llogarinë e vet personale në X, Bislimi tha se Kosova “nuk po shënjestron madje as ato të jashtëligjshme të krijuara nga Serbia [askush nuk e kupton kuptimin ligjor të termit të përdorur zakonisht ‘institucione të drejtuara nga Serbia në Kosovë’]”.
“Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri. Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia (askush nuk e kupton domethënien ligjore të termit të përdorur zakonisht ‘Serbia run institutions in Kosovo’). Në vend të kësaj, Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe akomodim maksimal për stafin shëndetësor.”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.
Ai gjithashtu ka treguar se inspektorët vendorë kanë ndërmarrë veprime ndaj një fondi që operonte në mënyrë të paligjshme, duke lëshuar fatura dhe kryer transaksione.
“Inspektorët vendorë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, i cili lëshonte në mënyrë të paligjshme fatura dhe kryente transaksione, derisa të paraqiten provat përkatëse. Të gjithë jemi vërtet të impresionuar nga aftësia serbe për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe t’i trajtojmë ato si mjet propagande dhe asgjë tjetër.”, tha Bislimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!