Presidenca e Kosovës ka përmbledhur vizitën e Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimet që ajo zhvilloi në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara.
Në njoftim thuhet se, me qëllim të thellimit të raporteve dypalëshe me SHBA-të, Osmani ka patur “biseda përmbajtësore” me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Sekretarin Marco Rubio, Zëvendëssekretarin e Shtetit, Christopher Landau, Sekretarin e Tregtisë të SHBA-ve, Howard Lutnick, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë, senatorë e kongresistë.
Aty përmenden edhe takimet që ajo ka zhvilluar me Kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas, si dhe me presidentë dhe kryeministra të vendeve tjera.
Theksohet gjithashtu se Osmani mori pjesë në disa panele, takime me mërgatën, si dhe në vizitën në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!