Historiani dhe biografi britanik Andrew Lownie ka paralajmëruar se Princi Harry mund të përballet me humbjen e titujve të tij të mbetur mbretërorë, përfshirë atë të Dukës së Sussex-it.
Sipas tij, King Charles III mund të shfrytëzojë pasojat e arrestimit të Prince Andrew për të çuar përpara reforma të shumëdiskutuara brenda familjes mbretërore, të cilat do të parashikonin heqjen e titujve për anëtarët që nuk janë më aktivë në detyrat zyrtare.
Më herët është raportuar se Mbreti ka negociuar me Harry-n dhe bashkëshorten e tij, Meghan Markle, për një marrëveshje që do t’u lejonte atyre të mbanin një rol zyrtar ndërkohë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


