Biletat janë falas, Kosova sonte luan ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë – Indeksonline.net

Biletat janë falas, Kosova sonte luan ndaj Gjeorgjisë në Prishtinë – Indeksonline.net

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga ora 20:00, Kosova përballet me Gjeorgjinë – një ndeshje që do të vendosë shumë për rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian 2026.

“Gjeorgjia na mposhti në takimin e parë, por tani është koha për hakmarrje sportive, për luftë, për fitore”, shkruhet në postimin e FFK-Futsal, shkruan Indeksonline

Federata e Futbollit të Kosovës mori vendimin që këtë ndeshje mund ta shikoni me bileta falas, vetëm për t’i dhënë përkrahje masive djelmoshave tanë.