Ish-diplomati, Lutfi Bilalli, ka vlerësuar se roli i Evropës në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit është thuajse inekzistent.
Gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai ka kritikuar mungesën e ndikimit të Bashkimit Evropian në zhvillimet gjeopolitike.
“Evropa është jashtë funksionit, mund të them. Bile edhe në Gjermani ka përplasje të mëdha, politika e jashtme gjermane është hul. Si koncept, Evropa në politikën e jashtme nuk ekziston”, deklaroi Bilalli.
Ai theksoi se edhe pse shtete si Gjermania, Franca dhe Britania mund të ofrojnë ndihmë ushtarake materiale për Izraelin, roli i tyre në negociata dhe ndikimi në dinamikën ndërkombëtare është i papërfillshëm.
“Ata mund ta furnizojnë Izraelin me materiale ushtarake, por ndikimi i Evropës në gjeopolitikë dhe në konfliktin Izrael-Iran është jashtëzakonisht i dobët”, shtoi ai.
Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:
The post Bilalli: Evropa është jashtë funksionit në konfliktin Izrael-Iran (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.