E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/bilalli-deklarimi-i-trumpit-tregon-se-ballkani-do-te-jete-fokus-edhe-ne-te-ardhmen/Bilalli: Deklarimi i Trumpit tregon se Ballkani do të jetë fokus edhe...

https://klankosova.tv/bilalli-deklarimi-i-trumpit-tregon-se-ballkani-do-te-jete-fokus-edhe-ne-te-ardhmen/Bilalli: Deklarimi i Trumpit tregon se Ballkani do të jetë fokus edhe në të ardhmen – Klan Kosova

Lutfi Billalli, ish-diplomati ka thënë se deklarata e presidentit amerikan Donald Trump se do të merret me çështjen e Kosovës dhe Serbisë është një pikë kthese e rëndësishme e ShBA-së.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se beson që një fokus i tillë i shtetit amerikan do të jetë edhe në të ardhmen për Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj se është një pikë kthese jashtëzakonisht e rëndësishme, fokusi do të jetë amerikan sepse gjeopolitika dhe siguria kanë ndryshuar rrënjësisht në botë. Çdo konflikt, largësia e jonë me Ukrainën në aspektin ajror mund të them se është 900 kilometra, por paraqet ndjeshmëri dhe rrezikshmëri po që ka ndonjë eskalim të ndonjë bombe apo kontaminim që mund të na prek edhe neve, por edhe shumë vende të tjera”.

“Poashtu edhe me Lindje të Mesme, por mendoj se aktiviteti i gravurave të tilla që kanë të bëjnë me sabotime, apo me goditje qoftë të luftës kibernetike apo qoftë të luftës hibride ose sulme terroriste mund të ketë. Kjo pasi Irani ka grupe dhe e ka një rrjet bukur të shtrirë dhe mund të ketë sulme në Ballkanin Perëndimor, në këtë drejtim mendoj se deklarata e Trump është pozitive për ne. Deklarimi i tillë për këtë pjesë të Ballkanit edhe me bazat amerikane edhe me diplomacinë amerikane do të jetë në fokus edhe në të ardhmen”, tha Bilalli. /Klankosova.tv

The post Bilalli: Deklarimi i Trumpit tregon se Ballkani do të jetë fokus edhe në të ardhmen appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT