Bilall Kqiku, që vdiq pas tentimit për t’i ikur Policisë, ishte i përfshirë në vrasjet në Kolovicë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur sot aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në lagjen “Kolovica” në mars të vitit 2024, ku mbetën të vrarë Egzon Haziri dhe kalimtarja Zejnie Gashi.

Sipas njoftimit zyrtar, tre prej të pandehurve ndodhen ende në arrati, ndërsa një tjetër është në masën e paraburgimit.

Në këtë rast ishte i përfshirë edhe një person tjetër – Bilall Kqiku, për të cilin Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht, i cili kishte qenë në kërkim me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Megjithatë, ai ndërroi jetë në korrik të këtij viti, teksa po tentonte të ikte nga autoritetet. Sipas Policisë, Kqiku ra nga një lartësi ndërtese në Lagjen e Spitalit, ku pësoi lëndime të rënda trupore. Pavarësisht trajtimit mjekësor në QKUK, ai nuk arriti të mbijetonte.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/