Bilall Kqiku që vdiq pak ditë pasi tentoi t’i ikë Policisë kishte dorë në vrasjet në Kolovicë

Bilall Kqiku që vdiq pak ditë pasi tentoi t’i ikë Policisë kishte dorë në vrasjet në Kolovicë

Prokuroria e Themelore e Prishtinës ka ngritur sot aktakuzë ndaj katër të pandehurve, njëri në paraburgim e tre prej tyre në arrati, për vrasjen e dyfishtë në Kolovicë në mars të 2024-ës.

Në këtë rast, ishte i përfshirë edhe një tjetër person, i njëjti i cili vdiq në korrik të këtij viti, transmeton klankosova.tv.

Ishte Bilall Kqiku ai i cili sipas policisë, po kërkohej si i dyshuar me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Megjithatë i njëjti ndërsa po tentonte ikjen nga autoritetet, ra nga lartësia e një ndërtese në Lagjen e Spitalit.

Si pasojë ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe pavarësisht trajtimit në QKUK, ai s’kishte arritur të mbijetonte.

Ngritet aktakuza ndaj katër personave për vrasjet në “Kolovicë” në marsin e 2024-ës

Një në paraburgim e tre në arrati: Këta janë grupi i akuzuar kriminal për vrasjet në “Kolovicë”

The post Bilall Kqiku që vdiq pak ditë pasi tentoi t’i ikë Policisë kishte dorë në vrasjet në Kolovicë appeared first on Klan Kosova.