Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Sipas BIK-ut, namazi i sabahut falet në orën 04:20, ndërsa namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35.
Ligjëratën tematike për këtë festë do ta mbajë dr. Besnik Llumnica, imam në Xhaminë e Bardhoshit në Komunën e Prishtinës.
Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me rastin e festës, Kryesia e BIK-ut do të organizojë pritje urimi në selinë e saj në Prishtinë nga ora 09:00 deri në 12:00, më 6 qershor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);