Janë zvogëluar në pesë minuta kolonat e mërgimtarëve që po e lëshojnë Kosovën në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Por, nga pesë minuta sa ishin më herët, ato në Merdarë janë rritur nga 40 minuta deri në një orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në pikat e tjera kufitare, pritjet nuk zgjasin më shumë se pesë minuta, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, pritjet nuk zgjasin më shumë se 10 minuta nëpër secilën pikë kufitare.
The post Bien pritjet e mërgimtarëve te Dheu i Bardhë, rriten në Merdarë appeared first on Klan Kosova.