
Një aksident tragjik ndodhi më 9 dhjetor 2025 në fshatin Graboc të Pejës, ku një punëtor humbi jetën pas rënies nga një lartësi prej rreth tre metrash, teksa po kryente punime në një shtëpi.
Sipas raportit nga Policia e Kosovës, viktima ra gjatë kryerjes së detyrës së tij, duke marrë lëndime të rënda. Për shkak të gjendjes kritike, ai ndërroi jetë në vendngjarje.
“Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetuesit e policisë dhe prokuroria po vazhdojnë punën për të sqaruar nëse vdekja ka ndodhur si pasojë e shkeljes së masave të sigurisë apo ndonjë faktori tjetër. /Telegrafi/


