Bie ndjeshëm lista e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Bie ndjeshëm lista e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve

Është zvogëluar lista e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu u bë e ditur nga një postim i ShSKUK-së, derisa ajo thotë se ky sukses është arritur falë punës, përkushtimit të stafit, por edhe mbështetjet nga institucioni, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ShSKUK-së, lista e pritjeve ishte mbi një vit, derisa tashmë sipas njoftimit, kjo listë është nën katër  muaj, falë përkushtimit nga 14 kirurgët e fëmijëve, anesteziologët dhe stafi tjetër i infermierëve dhe atyre mbështetës.

Në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi 1 mijë operacione, në dy salla të operacionit, ngase sipas ShSKUK-së, sallat e tjera nuk janë funksionalizuar për shkak të mungesës së anesteziologëve.

“Salla e tretë përdoret kur ka nevojë për intervenime të Klinikës së Pediatrisë, Mjekimit Intenziv Pediatrik, Neurokirurgjisë, ORL-së dhe klinikave të tjera Ndërsa në sallën e katërt kanë operuar mjekët amerikanë dhe turq për  rastet kardiokirurgjike tek fëmijët, dhe këto shifra nuk janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të operacioneve”.

“Në këtë klinikë ka vazhdimisht progres në zhvillimit e procedurave të reja diagnostike dhe terapeutike,  tani punohet edhe me laparoskop një gamë e gjerë e operacioneve, poashtu, litotripsia laserike, ureterorenoskopia, dhe së shpejti fillon endoskopia e traktit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

The post Bie ndjeshëm lista e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve appeared first on Klan Kosova.