Bie ndjeshëm koha e pritjeve në pikat kufitare

Pritjet deri në 20 minuta për të dalë nga Kosova

Koha e pritjeve nëpër pikat kufitare të Kosovës ka rënë ndjeshëm.

Kështu është bërë e ditur nga të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, transmeton Klankosova.tv.

Përderisa te Dheu i Bardhë pritej deri në 2 orë, tanimë me përditësimin e ri të të dhënave, bëhet e ditur se pritjet vijojnë në 40 minuta.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Merdarë, ku tani pritjet regjistrohen vetëm deri në gjysmë ore.

Situata në pikat kufitare: Deri në 2 orë pritjet për të dalë nga Kosova

The post Bie ndjeshëm koha e pritjeve në pikat kufitare appeared first on Klan Kosova.