Bie bora e parë në Zvicër

Bie bora e parë në Zvicër

Mbrëmë, bora e parë ra në pjesët e poshtme të Alpeve.

Një gazetar i dërgoi gazetës 20 Minuten një fotografi të Kasolles Vermigel në 2,042 metra mbi nivelin e detit.


Tavolina duket e mbuluar nga masa e bardhë, shkruajnë mediat e huaja.

“Zemra ime u gëzua nga shkëlqimi i bardhë i borës.”

Bëhet e ditur se ranë afërsisht 10 deri në 20 centimetra borë.

Disa qafa malore u mbyllën.

Reshjet e borës shkaktuan ndërprerje të trafikut. Një bllokim trafiku prej rreth dhjetë kilometrash u formua përpara portalit verior të Tunelit Rrugor Gotthard.

Pritja zgjati pothuajse dy orë, siç raporton Tio.ch.

Në anën jugore, trafiku u bllokua për tetë kilometra.

Probleme pati edhe midis Tschamut dhe Andermatt, si dhe në Qafën Lukmanier. Në Valais, u prek rruga midis Tiefenbach dhe Brig. /Telegrafi/