Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dënoi sot ngjarjet e javëve të fundit në Minneapolis, si edhe vdekjen e dy qytetarëve amerikanë nga të shtënat e agjentëve federalë, gjatë protestave kundër pranisë së autoriteteve të zbatimit të ligjit për emigracionin.
“Dhuna dhe terrori nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht kur vetë qeveria jonë shënjestron qytetarë amerikanë,” deklaroi demokrati, paraardhësi i Donald Trumpit, duke shtuar se këto ngjarje “shkelin vlerat më themelore mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


