Ish-presidenti amerikan Joe Biden reagoi pas sulmit të rëndë në Minesota, ku ligjvënësja demokrate Melissa Hortman dhe bashkëshorti i saj u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën.
“Ky sulm i urryer, i motivuar politikisht, nuk duhet të ndodhë kurrë në Amerikë,” tha Biden në një deklaratë. Ai theksoi se urrejtjes dhe ekstremizmit nuk duhet t’u jepet asnjë strehë e sigurt dhe bëri thirrje që të gjithë të bashkohen kundër dhunës politike si komb.
Reagimi i Bidenit vjen ndërsa autoritetet vazhdojnë kërkimin për të dyshuarin, i cili është arratisur pas sulmit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Biden dënon sulmin politik në Minesota: Urrjetja nuk ka vend në Amerikë appeared first on Sinjali.