E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/biblioteka-kombetare-i-dorezon-muzeut-te-krushes-librat-me-rrefimet-autentike-te-te-mbijetuar1e/Biblioteka Kombëtare i dorëzon Muzeut të Krushës librat me rrëfimet autentike të...

https://klankosova.tv/biblioteka-kombetare-i-dorezon-muzeut-te-krushes-librat-me-rrefimet-autentike-te-te-mbijetuar1e/Biblioteka Kombëtare i dorëzon Muzeut të Krushës librat me rrëfimet autentike të të mbijetuarve – Klan Kosova

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do t’i dorëzojë Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe librat që dokumentojnë rrëfimet autentike të të mbijetuarve të kësaj tragjedie.

Këto botime përmbajnë dëshmi të gjalla dhe rrëfime personale nga të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999, një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Kompleti prej dhjetë vëllimesh “Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe” do t’u dorëzohet familjarëve të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve.

Ky projekt, përfshin mbledhjen, dokumentimin dhe publikimin e mbi 200 intervistave të dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të librave do të mbahet sot në Muzeun e Krushës së Madhe, me fillim në ora 18:00, dhe organizohet nga Komuna e Rahovecit, transmeton Klankosova.tv.

The post Biblioteka Kombëtare i dorëzon Muzeut të Krushës librat me rrëfimet autentike të të mbijetuarve appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT