23:43 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Gj. Sh
Betisi ka arritur në finalen e Conference League.
Skuadra spanjolle në gjysëmfinale e eliminoi finalistin e dy viteve të fundit, Fiorentinën, me rezultat të përgjithshëm, 4-3, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja e sotme në ”Artemio Franchi” përfundoi me barazim 2-2, pas extra-time, pasi në kohën e rregullt Fiorentina fitoi me rezultat 2-1.
Në finale, Betisi do të përballet me skuadrën e Chelseas, ndeshje e cila zhvillohet më 28 maj, në ”Tarczyński Arena” në Wrocław të Polonisë./IndeksOnline/