Kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicë, Faton Peci ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë fushatës.
Ai thotë se është në pritje të numërimit të votës së fundit.
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, Peci në Mitrovicë grumbulloi 15 mijë e 340 vota, derisa para tij qëndron Arian Tahiri i PDK-së me 15 mijë e 368 vota. Pra ata do të shkojnë në balotazh.
“Dua t’ju falënderoj gjithsecilin dhe gjithsecilën prej jush për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë gjithë kësaj fushate. Faleminderit për qëndresën dhe qartësinë, për besimin dhe mbështetjen në ditën e votimit, te kutia e votimit. Le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit. Një gjë është e qartë: Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo e arriti kulmin e shpërfaqjes dje nga çfarë dhe si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë”, thuhet në postimin e Pecit në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
The post Beteja në Mitrovicë, Peci lajmërohet sërish: Të presim deri në numërimin e votës së fundit appeared first on Klan Kosova.