Skuadra e Bayern Munchen sonte është duke festuar titullin kampion të Bundesligas në stadiumin “Allianz Arena”.
Nuk është lajm që Bayerni po e feston titullin, lajm është Harry Kane, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë po e ngre lart titullin e tij të parë në karrierë.
Pavarësisht se ka pasur super sezone te skuadra e Tottenham Hotspur dhe në ekipet tjera që ka luajtur, Harry Kane pikërisht sonte po e prek për herë të parë një titull.
Gjatë këtij sezoni në Bundesliga, Harry Kane shënoi 25 gola dhe bëri shtatë asiste në 30 ndeshje të luajtura./Indeksonline./