E hënë, 12 Maj, 2025
spot_img
HomeSportBesoj se penalltia ishte shumë e qartë dhe duhet të kishte rezultuar...

Besoj se penalltia ishte shumë e qartë dhe duhet të kishte rezultuar edhe me karton të kuq – Indeksonline.net

Barcelona dje arriti fitoren e katërt në sezon ndaj Real Madridit.

Kjo fitore e çon Barcelonën drejt titullit të tyre të 28-të në histori dhe të tretit për këtë sezon.

Mirëpo mbrëmë bëm bujë edhe disa momente si prekja me dorë e Tchouamenit e cila mendohej për penallti, por që është anuluar nga sistemi “VAR”.

Ylli i Barcelonës, mendonte se ky rast ishte penallti dhe se Tchouameni do të duhej të ndëshkohej me karton të kuq.

“Besoj se penalltia ishte shumë e qartë dhe duhet të kishte rezultuar edhe me karton të kuq. Këto janë gjëra që ndoshta nuk do të diskutohen shumë sot, por mendoj se është e rëndësishme t’i adresoj dhe ta bëj të qartë se, sipas mendimit tim, ishte padyshim një penallti”, u shpreh Pedri.

Kujtojmë dhe njëherë se ndeshja në “Montjuic” u mbyll me rezultat 4-3./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT