Mesfushori Florent Muslija beson se Kosova dha maksimumin ndaj Sllovenisë, ndërsa mund t’i fitojë pikët e plota në Suedi.
Muslija ishte ndër më të mirët në fushë në barazimin pa gola në “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes, ai për “RTK” deklaroi se Kosovës i mungoi vetëm goli, megjithatë ka besim të plotë se do t’i fitojë pikët e plota.
“Besoj që kemi treguar përformancë shumë të mirë. Krejt ekipi e ka treguar vetën, e ka dhënë maksimumin. Në fund na mungoi goli që me fitu lojën, por besoj se me Suedinë mund të fitojmë”.
“E kom vërejt që kundërshtarët nuk janë aq të shpejtë dhe e kam shfrytëzuar momentin. E dija që një kundër një nuk mund të ndalin. Suedia? Besoj se kemi me zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, duhet të tregojmë përformancën e njëjtë dhe të fitojmë tre pikë”, ka thënë Muslija.
Kosova do të rikthehet sërish në aksion të hënën, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Suedisë./Telegrafi/