Studio Ligjore Besnik R. Berisha & Associates ka njoftuar se ka marrë përsipër përfaqësimin juridik të ONIMA dhe z. Erkand Shabani, në cilësinë e palës së dëmtuar në rastin e njohur si “Gjesti”, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë procedurë penale, i pandehur për së paku tri vepra penale është këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si “Gjesti”.
Sipas avokatit Berisha, aktakuza për këtë rast pritet të dorëzohet së shpejti në gjykatë.
“Studio Ligjore ka theksuar se, për shkak të vëmendjes së madhe publike dhe interpretimeve të njëanshme në opinion, është e domosdoshme të sqarohet se narrativi i krijuar, sipas të cilit “Gjesti” paraqitet si viktimë dhe ONIMA si cenues i të drejtave të tij, është i pasaktë dhe nuk qëndron mbi fakte.”Duke qenë se rasti ka marrë vëmendje të gjerë publike dhe është shoqëruar me interpretime të njëanshme në opinion, e konsiderojmë të domosdoshme të sqarojmë se narrativi i krijuar deri më tani, sipas të cilit “Gjesti” paraqitet si viktimë dhe ONIMA si cenues i të drejtave të tij, është i pasaktë dhe nuk qëndron mbi fakte.”, thuhet në njoftim.
Tutje, avokati Berisha ka shtuar se materialet që disponon studioja, “përfshirë videoincizime dhe dokumentacion të plotë mbi historikun e kësaj çështjeje, përbëjnë prova të qarta që rrëzojnë këtë perceptim të ndërtuar në publik.”
“Ky rast tani për tani nuk do të trajtohet në media, por në gjykatë, aty ku faktet peshohen, provat vlerësohen dhe e vërteta merr formën e saj ligjore.”, shkruan ai.
Megjithatë, avokati Besnik Berisha ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen më shumë detaje, duke theksuar se publiku meriton të dijë të vërtetën dhe të gjykojë faktet e provat ashtu siç janë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


