Friday, March 20, 2026
spot_img
HomeLajmeBesimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë (FOTO)

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë (FOTO)

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit.

Në redaksinë e Klan Kosovës kanë arritur fotografi nga ky moment në xhaminë Osmani R.A. në Prizren, ku ata shihen duke falur Bajramin me plisa në kokë, simbol ky kombëtar i shqiptarëve.

Madje, imami në plisin e tij mban simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dërguesi i fotografive e ka quajtur këtë moment si “jo vetëm falje, por një dëshmi e identitetit tonë: rrënjët, vlerat dhe uniteti që na mbajnë të fortë si shoqëri”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT