Besim Aliti, merr edhe një mandat si sekretar i KOK-ut

Besim Aliti, sekretari i KOK-ut

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Besim Alititi është vazhduar pozita e sekretarit të përgjithshëm edhe për një mandat.

Në njoftimin e lëshuar nga KOK-u në Facebook thuhet se Alitit besimin ia dha Bordi Ekzekutiv i KOK-ut.

“Bordi Ekzekutiv i KOK-ut sonte ka mbajtur mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2025-2028, në të cilën pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm”.

“Aliti është emëruar në këtë pozitë në shtator të vitit 2021. Puna, përkushtimi dhe sukseset e arritura gjatë mandatit të kaluar bënë që Bordi i ri t’i japë mbështetje të fuqishme”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se Aliti është pjesë edhe e komisionit për EYOF në Komitetin Olimpik të Evropës, anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, si dhe ka një bagazh të madh në sport dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme ndërkombëtare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>