E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeSportBesar Gudjufi transferohet te Partizani i Tiranës

Besar Gudjufi transferohet te Partizani i Tiranës

Futbollisti shqiptar, Besar Gudjufi, ka nënshkruar një kontratë me Partizanin e Tiranës gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Partizani ka konfirmuar transferimin e Gudjufit, i cili ka pasur eksperienca të suksesshme me ekipet e 19 vjeçarëve të Beşiktaş dhe FC Shkupit, transmeton Klankosova.tv.

Sulmuesi 20-vjeçar do të qëndroj  në skuadër deri në vitin 2029.

“Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Besar Guxhufin. Sulmuesi 20 vjeçar është përforcimi i radhës i të kuqve përgjatë merkatos së janarit. Guxhufi një prej talenteve të ekipit tonë përfaqësues U-21, ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029. Sulmuesi mbërrin te Partizani pas eksperiencave pozitive te skuadra e 19 vjeçarëve të Beshiktash dhe FC Shkupit”, shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të Partizanit në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT