Kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD) për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Ulpiana, së bashku me kandidatin për Asamble, Eliot Hashimin.
Shahini tha se në takim u bisedua për shtyllat kryesore të programit të saj, duke përfshirë arsimin dhe banimin. Një pjesë e veçantë iu kushtua propozimit për rigjenerimin dhe mirëmbajtjen e lagjeve, ku parashihet instalimi i ashensorëve nëpër banesa kolektive, përmes projektit të quajtur “mjeshtri i lagjes.”
“Faleminderit për organizimin, Eliot,” ka shkruar Shahini në një postim në rrjete sociale.