Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq u bëri thirrje deputetëve që të vazhdojnë punën pasi deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës në sallën e parlamentit.
Trazirat shpërthyen kur deputetët e opozitës, pasi miratuan rendin e ditës, u drejtuan drejt Bërnabiqit, por sigurimi parlamentar i pengoi të afroheshin tek ajo.
Më pas, deputetët e opozitës ndezën flakë në sallë dhe hodhën gaz lotsjellës, i cili u ndje në hollin e Kuvendit.
Ata shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia ngrihet për të rrëzuar regjimin”, si dhe flamuj serbë.
Gjatë trazirave aty, deputetja Jasmina Obradoviq u sëmur dhe ekipi i ambulancës erdhi në vendngjarje.
âDëshiroj t’i informoj të gjithë deputetët se kolegia juaj, deputetja Jasmina Obradoviq, të cilës i hodhët shok bombë, po lufton me jetënâ, tha kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>