Në një intervistë për Kiks Kosovën, Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë se në vend po ndodhin fatkeqësi nga pikërisht pikat e derivateve të naftës.
Sipas Berjanit, më së miri është që këto pika të derivateve, të ndërtohen në periferi dhe sthoi se Kosova ka numrin më të madh të pikave të derivateve në krahasim me numrin e banorëve, shkruan Klankosova.tv
Berjani për rregullimin e këtij problem thotë se tani kanë ndërmarrë një veprim, duke iu drejtuar përmes një letre me shkrim qeverisë për përcaktimin e distancës që duhet ta kenë dhe lokacionin e përcaktuar, për zona të banueshme.
Sipas tij duhet të rregullohet pjesa e afërsisë me njëra tjetrën, pasi në vendin tonë, kjo gjë nuk është e përcaktuar.
The post Berjani: Pompat të ndërtohen në periferi, ka më shumë pika të derivateve se sa banorë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.